Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin A. D. dhe ka shpallur në kërkim D. H., në kuadër të hetimeve për plagosjen me armë të Juglen Abazit, më 2 gusht në zonën e Freskut.
Të dy dyshohen për veprimtari që pengojnë zbardhjen e ngjarjes dhe përkrahje të autorit të dyshuar, K. C. (L.), i cili vijon të jetë në kërkim.
Sipas hetimeve, ata kanë ndërhyrë pas ngjarjes duke fshehur sende dhe duke ndihmuar autorin. Hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarit dhe bashkëpunëtorëve po vijojnë.








