Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec – Lin, ku për pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar dhe është plagosur një vajzë e mitur.
Viktima është M. Gjoka, rreth 62 vjeçe nga Durrësi, e cila ndodhej me pushime në Pogradec.
Ajo u përplas nga një makinë së bashku me një vajzë 11-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
E moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit.