-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi denoncon “kapjen e shtetit nga mafia” dhe mungesën e drejtësisë në Shqipëri

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shpreh shqetësime të thella për situatën politike dhe gjendjen e drejtësisë në Shqipëri. Ai e përshkruan vendin si të kapur nga një regjim autokratik dhe korruptiv, ku drejtësia është kriminalizuar dhe funksionon si vegël politike në duart e kryeministrit Edi Rama.

Blushi thekson se SPAK-u, institucioni përgjegjës për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, është shndërruar në një “kallashnikov politik” që përdoret për të sulmuar opozitën, ndërsa hesht për aferat korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë të dokumentuara me fakte dhe akuza zyrtare nga institucione ndërkombëtare.

Ai përmend së paku 18 skandale të mëdha korruptive, mes tyre aferën e inceneratorëve, projektin e kanabizimit të vendit, afera financiare me fonde publike dhe lidhjet me mafian ndërkombëtare, për të cilat nuk ka hetime serioze.

Blushi kritikon gjithashtu mungesën e veprimit të drejtësisë ndaj krimeve elektorale dhe sulmeve ndaj fjalës së lirë, duke theksuar se opozita po përballet me represion të padrejtë, ndërsa qeveria mbetet jashtë përgjegjësisë.

Ai fton për një debat publik dhe përkushtim më të madh për rikthimin e demokracisë dhe drejtësisë, dhe paralajmëron se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi do të kthehet në një tribunale publike kundër korrupsionit të qeverisë Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit