Ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit 25-vjeçari Xhesion Toromëni, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur më 19 gusht në fshatin Kryekuq të Divjakës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, ku pas një konflikti me armë të ftohtë u plagos rëndë 32-vjeçari Besmir Kumria.
Viktima u godit dy herë me thikë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë nga dëshmitarët, nuk arriti të mbijetojë.
Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas disa orësh ndjekjeje nga policia lokale.
Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mes familjeve kishte rrënjë të vjetra, të lidhura me mosmarrëveshje për një kanal vaditës në fshat. Megjithatë, motivet e sakta të krimit janë ende në hetim.
Sot, Toromëni do të dalë para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Aurora Tushe, ku do të përballet me akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”








