Në një operacion të koordinuar me INTERPOL-in, në Lezhë u arrestua Gjergj Gjoka, 40 vjeç, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Gjoka, i njohur edhe me emra të ndryshëm si Gjergj Marku dhe Gjergj Ruqja, ishte pjesë e një grupi kriminal që kultivonte drogë në ambiente të përshtatura në Spanjë, ku gjatë operacioneve u gjetën dy ambiente të tilla në Oropesa dhe Cabanes.
Gjykata e Castellon de la Plana ka caktuar masën “Arrest në burg” për të, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madrid për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Spanjës.