Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, janë çmontuar gjithsej 1 408 struktura, duke liruar 53 031 metra katrorë sipërfaqe.
Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, 1 167 ndërhyrje janë bërë vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me vendim gjykate.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ky aksion do të vijojë për katër vite dhe do të pasohet nga një reformim i strukturave të kontrollit të territorit dhe IMT-ve bashkiake, për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë vendin.








