E shtuna pritet të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm. Paraditja do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites do të ketë vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat malore të veriut, reshjet mund të shfaqen në formë shtrëngatash të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Pasdite moti përmirësohet dhe kthjellimet rikthehen në gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatarisht me drejtim veriperëndim – jugperëndim, ndërsa në zona të caktuara pritet të jetë disi më e fortë. Valëzimi në det do të jetë i lehtë, me forcë 2–3 ballë.








