-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep informacion zyrtar për vdekjen e gazetarit Artur Zheji

Kryesoret

Policia e Sarandës ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artur Zheji, këtë të shtunë.

Zheji ishte duke drekuar me familjen në një restorant në afërsi të rrugës “Butrinti”, kur shfaqi probleme shëndetësore.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën ta kthenin në jetë. Paraprakisht, dyshohet se gazetari ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shprehet policia e Sarandës.

Ndërron jetë Artur Zheji

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit