Ka reaguar dhe Teatri Kombëtar për vdekjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Teatri Kombëtar ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të Zhejit.
“Një dramaturg që ka lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare”, e cilëson Teatri Kombëtar Zhejin, i cili ka dhënë kontribut jo vetëm në median shqiptare, por dhe në artin e saj.
“Teatri Kombëtar shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit – gazetar, publicist dhe dramaturg që ka lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare
Në krijimtarinë e tij, fjala u bë reflektim i kohës dhe i shoqërisë, duke pasuruar jo vetëm medien dhe debatin publik, por edhe skenën tonë kombëtare.
Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e artit dhe kulturës sonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, shkruan Teatri Kombëtar në rrjete sociale.