Nga burgu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkruan se Artur Zheji, që ndërroi jetë pasditen e sotme ishte një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.
“Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.
Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë” shkruan ai.
Policia jep informacion zyrtar për vdekjen e gazetarit Artur Zheji









