Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë sot në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e Fatos Nanos, ku ish-kryeministri socialist shprehet kritik për lidhjet e Edi Ramës me persona me të kaluar kriminale.
Në videon e shkëputur nga një emision televiziv, Nano flet për kërcënime ndaj tij dhe për përfshirjen e elementëve të botës së krimit në fushatat zgjedhore të Ramës.
“Lidhjet e krimit janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!”, shkruan Berisha, duke e cilësuar deklaratën si një tjetër provë të lidhjeve të kryeministrit me krimin.