Burnley mposhti Sunderlandin 2-0 në raundin e dytë të Premier League, por për të dytën ndeshje radhazi, Armando Broja nuk u grumbullua. Trajneri Scott Parker tha se sulmuesi shqiptar është ende pak prapa fizikisht dhe nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij.
“Nuk është larg, thjesht i duhet pak më shumë punë. Shpresojmë ta fillojmë integrimin që të martën,” deklaroi Parker.
Burnley luan ndaj Derby më 27 gusht në EFL Cup dhe Broja mund të jetë në stol. Gjendja e tij po ndiqet edhe nga stafi i Kombëtares, në prag të miqësores ndaj Gjibraltarit më 4 shtator dhe ndeshjes ndaj Letonisë më 9 shtator.