-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcat Ajrore izraelite sulmojnë Sanaanë pas sulmit me raketë të rebelëve Houthi

Kryesoret

Të dielën Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer sulme ajrore mbi kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, që kontrollohet nga rebelët Houthi. Dëshmitarët raportuan shpërthime të fuqishme, por nuk dihet ende objekti i goditur.

Sulmi izraelit vjen pas një goditjeje të Houthit të premten, kur ata lëshuan një dron dhe një raketë balistike me kokë shpërthyese me bombë thërrmuese drejt Izraelit. Sipas hetimeve, ky është hera e parë që rebelët përdorin këtë lloj rakete kundër Izraelit.

Një nga raketat goditi një shtëpi, duke shkaktuar dëme të lehta materiale. Ushtria izraelite po heton dështimin për të kapur raketën, pa lidhje me llojin e kokës shpërthyese.

Ndërkaq, Irani, që mbështet Houthit me armatim, ka përdorur më parë raketa balistike me bomba thërrmuese kundër Izraelit gjatë konfliktit 12-ditor të qershorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit