-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Vendet anëtare të OKB-së mund të garantojnë sigurinë e Ukrainës

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se një grup vendesh, përfshirë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA, mund të shërbejnë si garantues të sigurisë për Ukrainën.

Lavrov tha se presidentët Putin dhe Trump kanë diskutuar garancitë e sigurisë, ndërsa bisedimet e vitit 2022 në Stamboll parashikonin një status neutral për Ukrainën në këmbim të garancive nga vendet garantuese.

Sipas tij, grupi mund të përfshijë edhe Gjermaninë, Turqinë dhe vende të tjera. Ukraina duhet të mbetet neutrale, pa anëtarësim në NATO dhe pa armë bërthamore.

Lavrov theksoi gjithashtu nevojën për mbrojtjen e folësve rusë në Ukrainë dhe për bisedime territoriale mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit