Sot do të zhvillohen homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.
Ai u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë.