Më 25 gusht 2025, rreth orës 20:30 në dalje të Vorës një automjet ka përplasur këmbësorin 66 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.