Zbardhen detaje të reja nga aksidenti mbrëmë në Sarandë ku humbën jetën dy motra; Ela Dhimaku 22 vjeçe që ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra dhe motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe.
Njëra nga vajzat që humbi jetën në aksidentin tragjike në aksin Sarandë-Delvinë studionte për mjekësi.
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”.