Ky është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeçe.
23-vjeçari Kevi Norra, banues në Fier është me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur, sipas burimeve mediatike, ende jo zyrtare.