Franca thirri ambasadorin amerikan Charles Kushner, pas një letre ku ai kritikon qeverinë franceze për mosveprim ndaj rritjes së dhunës antisemitike.
Kushner i kërkoi presidentit Macron të forcojë ligjet kundër urrejtjes dhe të ulet retorika kritike ndaj Izraelit.
Ministria e Jashtme franceze e konsideroi këtë ndërhyrje të papranueshme dhe kujtoi se ambasadorët nuk duhet të përfshihen në çështjet e brendshme të vendeve ku shërbejnë.
Lajmi vjen në një moment tensioni mes Francës, SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa Macron kritikon ashpër Izraelin dhe Trump mbështet kryeministrin izraelit Netanyahu.