Armando Broja do të luajë sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e Bërnlit, duke debutuar si titullar në përballjen e Kupës së Ligës kundër Derby County.
Sulmuesi shqiptar, i cili iu bashkua klubit dy javë më parë, është përfshirë për herë të parë në formacion pasi u mbajt jashtë ndeshjes së mëparshme për shkak të mungesës së një faze të plotë përgatitore.
Broja do të mbajë fanellën me numrin 27 në skuadrën e tij të re.