Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me presion politik pas njoftimit se kryeministri François Bayrou do të kërkojë votëbesimin e Asamblesë Kombëtare më 8 shtator.
Nëse qeveria nuk merr mbështetjen, mund të detyrohet të japë dorëheqjen, çka do të hapte rrugën për një krizë të re politike.
Megjithëse Macron nuk ka ndërmend të shpërbëjë Asamblenë për momentin, ai nuk përjashton këtë mundësi nëse situata e kërkon.
Opozita ka paralajmëruar votë kundër qeverisë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se zgjedhjet e reja do të ishin të rrezikshme dhe të ndërlikuara, për shkak të përplasjes me zgjedhjet vendore në mars 2025.









