-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën, mohon dërgimin e trupave në terren

Kryesoret

Aleanca e NATO-s synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit, deklaroi Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, për gazetën italiane Corriere della Sera.

Deri më tani, vendet anëtare kanë siguruar mbi 33 miliardë dollarë ndihmë që nga janari.

Dragone theksoi se mbështetja ushtarake për Kievin do të vijojë, madje do të intensifikohet, ndërsa akuzoi Rusinë për zvarritjen e çdo përpjekjeje për dialog.

Ai shtoi se NATO mbështet shtimin e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës, duke i cilësuar ato si një mjet për të rritur presionin e brendshëm ndaj presidentit Vladimir Putin.

Në lidhje me spekulimet për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet anëtare, Dragone u shpreh se një diskutim i tillë nuk është zhvilluar brenda NATO-s dhe se ide të tilla janë ende të parakohshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit