-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 10 vitesh ndalim, gjuetia rikthehet në Shqipëri me rregulla të reja

Kryesoret

Pas më shumë se një dekade moratorium, Shqipëria do të lejojë sërish gjuetinë, por vetëm në zona të caktuara dhe me kushte të rrepta.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka publikuar për konsultim projektligjin “Për gjuetinë”, i cili parashikon që zonat e lejuara t’i jepen me qira subjekteve private për një afat jo më pak se 10 vjet.

Gjuetia do të jetë e lejuar vetëm për shtetas shqiptarë mbi 25 vjeç, të pajisur me armë dhe leje gjuetie. Ligji parashikon gjoba deri në 1.3 milionë lekë për gjueti të paligjshme ose në zona të ndaluara.

Sipas ekspertëve të mjedisit, gjuetia e paligjshme ka vazhduar edhe gjatë moratoriumit, dhe ende mungojnë të dhëna zyrtare mbi ndikimin e tij në jetën e egër.

Megjithatë, qeveria synon që ligji i ri të ndihmojë në shtimin e faunës dhe kontrollin e aktiviteteve të gjuetisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit