Administrata amerikane ka paralajmëruar se do të ndalojë rreth 50 milionë dollarë fonde federale për Kaliforninë, Washingtonin dhe New Mexicon, nëse këto shtete nuk miratojnë brenda 30 ditësh kërkesat për njohjen e anglishtes nga shoferët e kamionëve.
Sipas Departamentit të Transportit, masa vjen në kuadër të zbatimit të ligjit federal që kërkon njohuri të gjuhës angleze për marrjen e patentës së mjeteve të rënda.
Vendimi ka ngjallur shqetësime mes shoferëve me anglishten si gjuhë të dytë, që rrezikojnë vendin e punës për shkak të vështirësive gjuhësore.
/5pyetjet.al








