Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj kritikave të guvernatorit të Illinois, JB Pritzker, i cili e quajti “diktator” për idenë e dërgimit të Gardës Kombëtare në Çikago për të frenuar kriminalitetin.
“Thonë që jam diktator, por unë ndaloj krimin. Shumë njerëz thonë: nëse është kështu, më mirë të kem një diktator,” u shpreh Trump gjatë një mbledhjeje kabineti, duke theksuar se synimi i tij është vetëm rikthimi i rendit.
Ai përsëriti gjithashtu se nëse rikthehet në pushtet, do të kërkojë vendosjen e dënimit me vdekje për vrasjet në Uashington DC një zonë që e ka hequr këtë masë që prej vitit 1981, por që ende e parashikon për disa krime federale.
Sipas Trump, krimi në kryeqytet dhe në qytete të tjera të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe kërkon përgjigje të ashpra dhe të menjëhershme.