-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet piloti kroat dhe e dashura e tij për spiunazh në Kroaci

Kryesoret

Një grua serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë, nën dyshimin për spiunazh në favor të Serbisë.

Hetimi, në të cilin është përfshirë edhe Europoli, ka zbuluar se piloti kroat, i angazhuar më parë edhe në KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, e cila më pas ia ka përcjellë Listës Serbe.

Mësohet se informacionet përfshinin lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, trupave të KFOR-it dhe detaje mbi zonën e konfliktit në Zubin-Potok.

Të dyshuarit akuzohen gjithashtu për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e një ish-policit serb të arrestuar në Kosovë, Dejan Pantiq.

Serbja, e cila ka punuar si reportere në Mitrovicë, u arrestua më 25 korrik dhe është në pritje të dëbimit nga Kroacia, ndërsa piloti ndodhet në paraburgim.

Hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre që vërtetojnë aktivitetet e spiunazhit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit