-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Me milionat për çarterin e Ramës do kishim blerë 10 avionë për zjarret

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së kryeministrit Edi Rama ku u dhanë medalje për zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave që luftuan zjarret gjatë verës.

Në një postim në Facebook Berisha e quajti këtë akt një “tallje me njerëzit që rrezikojnë jetën” dhe tha se përpjekjet për fikjen e zjarreve trajtohen si një sport, jo si një emergjencë serioze që kërkon përkushtim dhe burime reale.

Ai ironizoi duke thënë se për ta përfunduar këtë “komedi”, do të duhej t’u jepeshin edhe “Lopata Ari”, duke aluduar në mungesën e mjeteve të duhura, ku zjarrfikësit shpesh u detyruan të punonin me degë pishash dhe lopata.

Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për shpenzime luksoze dhe korrupsion, duke renditur miliona euro të humbura në projekte si inceneratori i Tiranës, tuneli i Llogarasë apo çarteri privat, të cilat sipas tij mund të kishin blerë pajisje moderne për luftën kundër zjarreve.

Partia Demokratike thekson se zjarrfikësit nuk kanë nevojë për medalje apo lëvdata boshe, por për mjete, infrastrukturë dhe respekt institucional.

Sipas Berishës, mungesa e këtyre investimeve ka sjellë dëme të mëdha në pyje, kullota dhe pronë private, që mund të ishin shmangur me një menaxhim më të mirë dhe investime reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit