-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blerim Sallahu emërohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë në Kosovë

Kryesoret

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi më 27 gusht se Blerim Sallahu është emëruar ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë.

Ai që më parë mbante pozicionin e zëvendësministrit në këtë dikaster, merr drejtimin e ministrisë pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka uruar Sallahu suksese në detyrën e re dhe ka shprehur besimin në përmbushjen e përgjegjësive që ky pozicion kërkon.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës po vazhdon me procesin e konstituimit, duke zgjedhur edhe nënkryetarin nga komuniteti serb, një hap ky i nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit