-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majlinda Bregu emërohet komisionere në komisionin Pan-Europian për klimën dhe shëndetin

Kryesoret

Majlinda Bregu ka marrë postin e Komisioneres në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin, një iniciativë e nisur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Evropian. Ky Komision ka për qëllim të adresojë ndikimet që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin publik dhe të ofrojë zgjidhje përmes politikave dhe veprimeve ndërkombëtare.

“Jam e nderuar të ndaj lajmin se i jam bashkuar Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), të krijuar nga OBSH/Europa, në cilësinë e Komisioneres,” deklaroi Bregu.

Komisioni përbëhet nga figura të njohura nga fusha të ndryshme si shkenca, mjekësia dhe politika publike dhe ka për qëllim të trajtojë pasojat e ndryshimeve klimatike si ndotja, temperaturat ekstreme dhe rreziqet për shëndetin.

“Sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me klimën. Ka të bëjë me jetën,” theksoi Bregu, duke treguar lidhjen e ngushtë mes ndryshimeve klimatike dhe shëndetit të njerëzve.

Gjatë udhëheqjes së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu ishte pjesë e miratimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe vuri në dukje ndikimet negative të ndotjes dhe kushteve ekstreme që shkaktojnë humbjen e jetëve dhe sëmundje kronike.

“Për Europën, mbi 175,000 njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të kushteve të lidhura me të nxehtin ekstrem,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit