Futbollisti i talentuar Fermin Lopez mund të largohet nga Barcelona gjatë ditëve të fundit të merkatos, pasi trajneri Flik nuk po i garanton minutat e nevojshme në fushë.
Në dy ndeshjet e para të kampionatit, ai ka luajtur vetëm 45 minuta, duke bërë që lojtari të kërkojë një skuadër ku të aktivizohet më shpesh dhe të sigurojë ftesën në përfaqësuesen e Spanjës.
Chelsea ka shfaqur interes dhe i ka ofruar një kontratë me pagë dyfish më të lartë sesa aktualja, duke e bërë ofertën shumë tërheqëse.
Lopez pritet të marrë një vendim brenda ditëve të ardhshme mes qëndrimit në Barcelonë apo transferimit në Premier Ligë.