Një thirrje online për të bllokuar Francën më 10 shtator po përhapet me shpejtësi, duke rikthyer kujtimet e lëvizjes “Jelekverdhë” të vitit 2018.
Slogani “Ne e bllokojmë vendin” po gjen mbështetje jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe nga disa grupe politike dhe sindikatat.
Thirrja ka nisur nga një video në TikTok me mesazhe për një “karantinë politike” dhe ka marrë përkrahjen e sindikatës së “jelekëve të verdhë”, e cila ka njoftuar veprime që kanë filluar më 26 gusht, duke paralajmëruar një paralizë të vendit dy ditë pas seancës vendimtare për buxhetin e vitit 2026 në Asamblenë Kombëtare.








