-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dekoron zjarrfikësit: Së shpejti do kemi flotën tonë të avionëve

Kryesoret

Sot u zhvillua një ceremoni mirënjohjeje për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve. Kreu i qeverisë, Edi Rama u akordoi medalje dhe shpërblime për forcat e angazhuara. Rama tha se së shpejti Shqipëria do të ketë flotën e vet të avionëve zjarrfikës.

“BE del nga kjo verë me mbi 1 milionë hektarë tokë të bërë shkrumb dhe hi dhe kur dëgjojmë zëra që shajnë Shqipërinë që nuk ka avionë zjarrfikës në pronësi, dua t’ju them se avionët nuk janë magjistarë, janë mjet ndihmues të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizmit evropian të emergjencës, por nuk janë magjistarë.

22 avionë të gjeneratës së fundit nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve ta digjte Izmirin duke hapur plagë të vjetër të Turqisë. Forca më e madhe ajrore e planetit nuk mundi ta shmangte dot dëmet në Los Angeles.

Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë padyshim, edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do të nisë me dy të tillë fillimisht. Por magjia është sakrifica në tokë. Sot ne jemi për sakrificën në tokë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit