-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në një tubacion nafte pranë Moskës, furnizimi me karburant pezullohet përkohësisht

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të mërkurën në afërsi të qytetit Ryazan në Rusi, duke dëmtuar një tubacion nafte që furnizon kryeqytetin Moskë.

Ngjarja u shënua në zonën e fshatit Bozatkovo, ku pas shpërthimit u raportua një zjarr i madh.

Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencës ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll.

Një burim nga inteligjenca ushtarake ukrainase i tha gazetës Kyiv Independent se tubacioni është një rrugë kyçe për furnizimin me karburant të Moskës dhe ushtrisë ruse.

Sipas të njëjtit burim, pas incidentit, furnizimi është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit