Policia e Tiranës ka ndaluar 31-vjeçarin T.S., i cili dyshohet se ka mashtruar dy qytetarë.
Ai ka marrë 8 mijë euro në këmbim mallrash nga qytetari Q.Q., si dhe ka marrë 84 litra vaj nga një dyqan, duke u prezantuar si punonjës i një kompanie transporti.
Specialistët e Komisariatit Nr.2 të Tiranës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rastit, ndërsa T.S. është arrestuar dhe po merret në pyetje për veprën penale “Mashtrim”.