Mbrojtjes së Territorit (IMT), duke i cilësuar ato si një mashtrim publik. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se përgjegjësi për korrupsionin është Drejtori i IMT-së, Rigers Sheqeri, por që, sipas tij, SPAK ka arrestuar vetëm shoferin e tij, ndërsa inspektorët e tjerë janë liruar.
Berisha shprehu shqetësimin për atë që ai e cilëson si mbrojtje të korrupsionit nga mediat dhe strukturat që mbështesin qeverinë.
Ai denoncoi gjithashtu se ky rast ka lidhje me korrupsionin e Sheqerit, i cili, sipas tij, ka lejuar ndërtimet pa leje dhe ka mbledhur ryshfet përmes shoferit të tij.
“Narko-qeveria dhe Skapi i saj në garë kush të mashtrojë më shumë! Qytetari dixhital denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit. Asnjë inspektor nuk është arrestuar! Përgjegjës direkt është Rigers Sheqeri, drejtor i IMT, por edhe në këtë rast për Skapin e partisë përgjegjës është shoferi!”
Berisha ka theksuar se inspektorët janë liruar dhe vetëm shoferi i Sheqerit është mbajtur në arrest, duke aluduar se ky është një operacion i manipuluar për të fshehur përgjegjësinë e drejtuesve të IMT-së.