Kampioni i Kosovës në futboll, Drita ka arritur një arritje historike duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i jashtëzakonshëm për klubin gjilanas dhe futbollin kosovar.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Prishtinë, skuadra e Zekirija Ramadanit udhëtoi drejt Luksemburgut për të zhvilluar ndeshjen e kthimit kundër Differdange me një epërsi të vogël, por të rëndësishme.
Me fitoren e ndeshjes së kthimit 1-0 dhe rezultatet e përgjithshme 3-1, Drita ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë skuadra e dytë nga Kosova që arrin fazën e grupeve në një garë evropiane, pas Ballkanit.








