-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Nismat për menaxhimin e mbetjeve janë të koordinuara me bizneset

Kryesoret

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se nismat e reja ligjore për menaxhimin e mbetjeve janë të mirëkoordinuara me bizneset dhe nuk do të kenë masa drastike për to, megjithatë ka theksuar se disa kosto do të rëndojnë mbi ta.

Gjatë një deklarate për mediat, Kumbaro shpjegoi se parimi i “ndotësi paguan” do të zbatohet në mënyrë të detyrueshme për kompanitë private, të cilat do të kenë detyrimin të gjurmojnë dhe të rikuperojnë mbetjet që gjenerojnë vetë, duke i ricikluar ose trajtuar ato me kosto të vetat.

“Ky detyrim është parashikuar që të mos jetë drastik me bizneset, pasi kemi vite që diskutojmë me to. Do të jetë një kosto e ndarë, por ky është një parim që zbatohet në të gjithë botën, dhe pa marrjen e përgjegjësisë nga të gjitha palët, nuk mund të kemi sukses,” tha ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit