-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra thërret ambasadorin rus pas sulmeve të rënda në Kiev

Kryesoret

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lamy, ka thirrur ambasadorin rus në Londër për të shprehur shqetësimin dhe për të dënuar sulmet e fundit që Rusia realizoi në Kiev gjatë natës.

Sulmet, që kanë lënë të paktën 18 të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa të rëndësishme, përfshirë Këshillin Britanik dhe delegacionin e Bashkimit Evropian, janë një shkallë e re e dhunës në një periudhë të tensionuar të luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social X, Lamy theksoi se “Presidenti Putin mbrëmë vrau civilë të pafajshëm, shkatërroi shtëpi dhe dëmtuan ndërtesa që përfaqësojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet mes shteteve”.

Sekretari i Jashtëm kërkoi një ndalim të menjëhershëm të sulmeve ruse dhe theksoi se vrasjet dhe shkatërrimi duhet të ndalen sa më shpejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit