Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme, duke i bërë thirrje Komisionit Rregullator që të mos e certifikojë rezultatin përfundimtar.
Ai akuzoi makinerinë shtetërore për manipulim dhe tjetërsim të votës së lirë, duke i cilësuar ato si një farsë elektorale.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Partisë Socialiste, Elena Xhina, e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se rrethi vicioz ka nisur nga PD dhe ankimimet e saj, duke e quajtur procesin zgjedhor të lirë.