Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, që operon nëpërmjet platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.
Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, duke paralajmëruar qytetarët të shmangin aplikimet në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe që nuk janë të licencuara apo verifikuara.
Policia inkurajon qytetarët të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.