Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.
Ai është Kristjan Koni i njohur edhe me emrin Olsi Meta 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.