Një 61-vjeçar, i identifikuar si Piro Prroni ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje me armë zjarri në Shkodër. Autori dyshohet se është Ndoç Macaj.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi Ndoç Macaj në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pirro Prroni 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit” njofton policia.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.