Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku një 61-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në fshatin Abat të njësisë administrative Shalë. Viktima është Piro Prroni.
Dyshohet si autor i ngjarjes Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i viktimës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.









