Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nëse Vladimir Putin nuk realizon takimin me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky deri të hënën, siç është premtuar Donald Trump, atëherë kjo do të jetë një mashtrim ndaj Trump.
Macron paralajmëroi se në rast të mosrealizimit të takimit, do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Rusisë, përfshirë sanksione primare dhe sekondare.
Ai dënoi “rrugën autoritare” të Putinit dhe mohoi se e kishte fyer, duke thënë se përdori një frazë që pasqyron ndjenjat e vendeve të kërcënuara nga politika e Rusisë.
/5pyetjet.al