Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të miratojë shkurtime buxhetore në vlerën e 4.9 miliardë dollarëve kryesisht në programet e ndihmës ndërkombëtare.
Pjesa më e madhe e fondeve të prekura i përkiste USAID, agjenci tashmë e shpërbërë dhe e integruar në Departamentin e Shtetit.
Në një letër dërguar Kongresit, administrata e Trump thekson se “Presidenti do të vendosë gjithmonë Amerikën të parën”.
Demokratët e kundërshtojnë nismën, duke paralajmëruar rrezikun për një “shutdown” të qeverisë nëse fondet e miratuara anulohen.
Kjo lëvizje është në përputhje me politikën e Trump “America First”, që synon reduktimin e angazhimeve financiare të SHBA-ve jashtë vendit.