Aktori i njohur Naun Shundi u përcoll sot për në banesën e fundit.
Vajza e tij u shpreh për mediat se “Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha.
Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi.
Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit” tha ajo, duke theksuar se aktori e kishte të pamundur të largohej nga skena, edhe në ditët më të vështira të sëmundjes.