Policia e Kolonjës ka identifikuar kufomën e gjetur më 7 korrik në fshatin Mollas, pas analizave të ADN-së dhe ekspertizës antropologjike.
Viktima është një 75-vjeçar nga Korça, i raportuar i humbur nga bashkëshortja në qershor.
Dyshohet se i moshuari, që vuante nga humbja e kujtesës, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.