Për shkak të kushteve të motit të keq, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas ka ndërprerë përkohësisht operacionet për rreth 30 minuta.
Erërat e forta dhe reshjet intensive shkaktuan ndërprerjen e fluturimeve, duke përfshirë edhe avionët që po udhëtonin drejt destinacioneve në vendet fqinje.
“Vijon punën normalisht, pati vetëm një pezullim 30 minutësh”.
Autoritetet e aeroportit theksuan se ndërprerja ishte e domosdoshme për sigurinë e pasagjerëve dhe personelit, ndërkohë që më pas fluturimet rifilluan normalisht.
Aeroporti njoftoi se punimet po vazhdojnë pa probleme dhe kërkoi durim dhe mirëkuptim nga udhëtarët.