Stuhia e erës që ka përfshirë vendin sot ka shkaktuar një zjarr në shkurret dhe ferra të rrethimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Shkaku i zjarrvënies ka qenë shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, duke shkaktuar shkëndija që ranë në kontakt me barin dhe shkurret e thata përreth pistës së aviacionit.
Zjarrfikësit dhe forcat ushtarake kanë ndërhyrë menjëherë për të kontrolluar përhapjen e zjarrit, i cili ka rrezikuar banesat dhe vilat përreth, në fshatin Moravë.
Në ndihmë janë dërguar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete nga Reparti i MZSH-së në Berat.
Falë ndërhyrjes dhe shiut që ra pas pak minutash, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht, nuk raportohet për viktima apo dëme të tjera.