Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan të dielën në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i cili po zhvillohet në një kohë tensionesh të rritura gjeopolitike.
Sipas Presidencës Turke, biseda mes dy liderëve u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, ku Erdogan theksoi rëndësinë e investimeve kineze në Turqi në fusha si teknologjia, energjia, turizmi dhe shëndetësia. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për një tregti të balancuar dhe të qëndrueshme.
Në takimin dypalësh u trajtuan edhe çështje ndërkombëtare si situata në Gaza, lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Siri. Erdogan shprehu mbështetjen për harmonizimin e Korridorit të Mesëm me nismën kineze “Një Brez, Një Rrugë” dhe rikonfirmoi qëndrimin e Turqisë ndaj politikës së “Një Kine”.
Para këtij takimi, Xi Jinping kishte zhvilluar bisedime me liderë të tjerë të rajonit, përfshirë ata të Indisë, Bjellorusisë, Azerbajxhanit, Maldivet dhe Armenisë.